Komisioni i Venecias shprehet: Ligji i dosjeve, antikushtetues
Ligji per "Pastertine e figures se zyrtareve", i njohur si ligji i dosjeve, eshte antikushtetues. Komisioni i Venecias dha dje opinionin e tij mbi ligjin ne fjale, pas kerkeses se bere nga Gjykata Kushtetuese, e cila nderpreu shqyrtimin e ankesave per te, ne pritje te nje mendimi nga ky komision. Sipas eksperteve te Komisionit te Venecias, ligji i miratuar bujshem nga ekzekutivi ne mandatin e kaluar, duhet te rishqyrtohet dhe rivleresohet nga Kuvendi per tu permiresuar ne menyre qe te mos bie ndesh me kushtetuten. Burime zyrtare, bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se mendimi i Komisionit te Venecias per ligjin e shume diskutuar, i eshte dorezuar kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ende nuk ka mberritur ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo ndoshta per faktin se duhet te jete Kuvendi, ai i cili duhet te permiresoje ligjin per hapjen e dosjeve per ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Sipas Komisionit te Venecias, antikushtetuetshmeria ne ligj, eshte ne faktin se ndonese eshte nje ligj i zakonshem, ai modifikon garancite kushtetuese te caktuara per postet me te larta te shtetit. Kjo lidhet me faktin se ne Shqiperi, Kushtetuta eshte ligji qe percakton ne menyre specifike te gjitha procedurat se kur nderpritet mandati i Presidentit, gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese apo deputeteve. Nderkohe qe me ligjin e miratuar per hapjen e dosjeve, i jepet fund ketyre garancive te mandatit te zyrtareve. Me kete argument, Komisioni i Venecias, sugjeron modifikimin e ketij ligji dhe ndryshimin e tij ne perputhje me kushtetuten e vendit. Ligji per "Pastertine e figures se zyrtareve", u kundershtua ashper nga opozita socialiste e cila u ankua ne Gjykaten Kushtetuese se jo pak por 28 nene te ketij ligji, bien ndesh me Kushtetuten. Po ne kushtetuese, padi kunder ligjit u bene edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit si dhe Shoqata e Prokuroreve. Nderkohe qe posacerisht per te ne mars te ketij viti erdhen dhe dy raporteret e Komisionit Evropian te cilet perpiluan edhe nje raport ne lidhje me ligjin e dosjeve. Ata sugjeruan se duhet te pritet mendimi i Komisionit te Venecias, para se ligji te dale nga pezullimi dhe te nise te zbatohet. Dy raporteret, arriten ne konkluzionin se per Ligjin e Dosjeve, duhet pritur vendimi i Komisionit te Venecias, sikunder ka marre vendim edhe Gjykata Kushtetuese dhe se eshte urgjente qe per hartimin e ligjit dhe zbatimin e tij te perdoren standarde evropiane. "Ligji kishte probleme serioze Kushtetuese. Ky ligj kaloi me votat e mazhorances, pavaresisht se u kontestua nga nderkombetaret", thuhet ne raportin e tyre.