E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Serbët po marrin përgjegjësinë për të ardhmen

 Duke e komentuar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e 15 nëntorit kryeministri Thaçi ka deklaruar se në zgjedhje 100 për qind nuk do të marrin pjesë as shqiptarët as serbët.

Sipas tij kjo është pjesë e demokracisë dhe do të mësohemi me kultivimin e demokracisë së pjesëmarrjes së vullnetshme të qytetarëve në zgjedhjeve. "Kosova është vend demokratik, atdhe i gjithë qytetarëve të saj dhe serbët po marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Thaçi.

Ai, gjithashtu ka shprehur besimin se procesi elektoral do të jetë fer, si edhe vetë votimi. Sipas tij spektri politik është duke kryer me përgjegjësi detyrën e vet elektorale, në kuptimin e tolerancës ndërpartiake, të konkurrencës së vlerave. (ktv/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›