E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, rrëzimi i ndërtesës, shkon në 18 numri i të vdekurve

Mbërrin në 18, numri i viktimave nga shembja e ndërtesës trekatëshe të një fabrike, në qytetin lindor Lahore në Pakistan.
Autoritetet thonë se ka dyshime se nën rrënojat e ndërtesës janë edhe afro 30 persona.

Zyrtarët e situatave emergjente kanë njoftuar se rrëzimi i ndërtesës është shkaktuar nga shpërthimi i gazit, duke zënë poshtë dhjetra punëtorë, kryesisht të rinj të moshës nga 14 e deri në 23 vjeç.

Autoritetet kanë urdhëruar hetime për këtë incident në fabrikë, e cila merrej me prodhimin e ilaçeve mjekësore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›