E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në zonat malore, ngrihet Komiteti i Emergjencës

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha bëri të ditur vendimin e ngritjes së këtij Komiteti, ndërsa theksoi se në shumë zona situata është e vështirë për shkak të dëborës së madhe.

Komiteti do të kryesohet nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ku në përbërje do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Punëve Publike, Arsimit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

“Ky komitet duhet të ndjekë 24 orës situatën në zonat e izoluar nga dëbora. Vërtetë në disa zona bora nuk arrin më shumë se 1 metër, por në disa fshatra dhe lagje arrin në 2 dhe më shumë metra. Të gjitha potencialet duhet të vihen në dispozicion të tyre, në radhë të parë ato mjekësore”, theksoi kryeministri.

Komiteti  i Emergjencës pritet të zhvillojë sot mbledhjen e tij të parë, ndërsa Berisha dha porositë për të hartua masa dhe plane veprimi për banorët e të gjitha zonave. “E gjithë Shqipëria është e mbuluar me dëborë, përveç ultësirës. Një vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet epidemisë së gripit. Numri i rasteve është në rritje dhe ka raste në forma mjaft serioze. Njoftimet e këtyre ditëve flitet për 2 e ca mijë. Një pjesë tjetër mjekohen vetë. Edhe ky problem duhet të ndiqet me vëmendje të madhe nga Ministria e Shëndetësisë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-02-07 11:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›