E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e Madhe,shtyhet gjyqi ndaj aktivistëve

TETOVE- Gjykata Themelore e Tetovës ka shtyrë sot gjyqin ndaj tre aktivistëve të Iliricum Libertas

Petrit Ibrahimi, Rinor Sllova dhe Tonus Papraniku do të paraqiten në gjykatë më datën 20 mars.

Aktivistët e Iliricum Libertas më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit kombëtar u arrestuan nga policia ndërsa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi.

Ata u liruan pas gjashtë orëve, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme  u njoftua se ndaj katër aktivistëve është ngritur padi penale nën akuzën se kanë nxitur urrejtje ndëretnike.(Koha)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›