E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel letër Berishës: Keni mbështetjen e plotë të Gjermanisë në hapat tuaj për integrimin e vendit në BE

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Shqipërinë në funksion të vijimit të suksesshëm të proçesit të përafrimit euroatlantik. Kështu është shprehur gjatë një mesazh urimi për Kryeministrin Sali Berisha, Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij si kryeministër i Shqipërisë. "Ne arritëm të realizojmë anëtarësimin e vendit tuaj në NATO në muajin prill, pikërisht në kohën e organizimit të Samitit të NATO-s në Gjermani dhe Francë. Unë ju uroj ju dhe bashkëqytetarëve tuaj të keni forca të mëtejshme për reformat e nevojshme në funksion të vijimit të suksesshëm të procesit të përafrimit euroatlantik. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Shqipërinë në këtë rrugë edhe në të ardhmen", thuhet në mesazhin e kancelares gjermane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›