Kuvendi i Shqipërisë organizon në Durrës, mbledhjen e 35 të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Politike të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik në Detin e Zi (PABSEC )
Në kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë u mbajt në Durrës, mbledhja e 35 e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Politike të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik në Detin e Zi (PABSEC)
Mbledhja kishte në fokus kuadrin ligjor për rregullimin e aviacionit civil në shtetet anëtare të nismës së bashkëpunimit të Detit të Zi.
Hapja e sesionit të punimeve u bë nga Nënkryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Politike të PABSEC, z. Serhiy Podhorny, i cili ndër të tjera vlerësoi organizimin e këtij evenimenti nga Parlamenti dhe institucionet e Shqipërisë.
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Adrian Turku tha se roli i Asamblesë parlamentare në bashkëpunimin ekonomik të vendeve të Detit të Zi, është i një rëndësie parësore në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre vendeve. Zoti Turku u shpreh se këto bashkëpunime kanë patur rezultate konkrete, si shtimi e investimeve të huaja, rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, heqja e taksimeve të dyfishta dhe arritje në fusha të tjera. Duke paraqitur një panoramë të situatës ekonomike shqiptare, Nënkryetari I Kuvendit Adrian Turku tha se Shqipëria pavarësisht krizës globale, ka shënuar tregues pozitive falë reformave të qeverisë, të mbështetura nga Parlamenti. Në vijim e mori fjalën ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi, i cili bëri një panoramë të progresit në aviacionin civil në Shqipëri. Zoti Olldashi tha se në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza", vetëm gjatë 2009 u përpunuan 1 milion e 400 mijë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 9% në transportin ajror. Ministri Olldashi tha se Shqipëria ka bërë progres në përafrimin e legjislacionit të aviacionit civil, duke sjellë për publikun shërbime me standarte evropiane. Mbledhja vijoi me diskutime në terma teknike nga anëtarët e delegacionit, të cilët hartuan dhe një dokument me konkluzionet e takimit.