E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i jashtëm nis shqyrtimin e rezolutës çame

20-02-2013 / Gazeta 55

Idrizi: Votojeni, mos përsërisni turpin e 2004-ës

Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet argumentoi para Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme tekstin e projekt-rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame. Idrizi e cilësoi atë si një rezolutë që synon fqinjësinë e mirë me Greqinë, shtet me të cilin ai tha se kemi një trashëgimi problematike.
“Mos dilni me turp para zgjedhësve. Ajo që ndodhi në 2004 me rezolutën për çështjen çame nuk duhet përsëritur”- u tha Idrizi deputetëve shqiptarë.
U bëri thirrje të votojnë rezolutën e mbështetur prej tij dhe deputetit Dashamir Tahiri, si një rezolutë të fqinjësisë së mirë
Duke argumentuar tekstin e rezolutës nga pikëpamja juridike dhe historike, Idrizi tha se Grekët duhet të heqin dorë nga një sjellje kontradiktore me shqiptarët e tipit edhe miq edhe armiq, të abrogohet ligji i luftës. Pas 2 vitesh skadon dhe traktati i fqinjësisë së mirë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›