Komisioni i ligjeve: Jo hapjes së kutive, deputetët socialistë largohen nga salla
Kriza politike duket se ende nuk do të ketë zgjidhje pasi demokratët në Komisionin e Ligjeve rrëzuan kërkesën e socialistëve për hapjen e kutive. Kanë qenë pikërisht amendamentet e dorëzuara nga demokratët të cilat rrëzonin nenin për hapjen e kutive dhe shumicën në komisionin hetimor të cilat çuan në largimin e opozitës nga Komisioni i Ligjeve që në fillimin të disutimit nen për nen të kësaj nisme. Që në fillim Fatmir Xhafaj i Partisë Socialiste kërkoi që të nisej me diskutimin e nenit 4, i cili kërkon hapjen e kutive, si thelbi i kërkesës së socialistëve.
Më tej, Xhafaj tha se demokratët u treguan hipokrit ndërsa miratuan në parim draftin e tyre ndërsa më tej depozituan në komision tre amendatet që hedhin poshtë tërësisht këtë draft. Sipas Xhafës, mazhoranca nuk ka vullnet politik zgjidhjen e krizës.
Nga ana tjetër, Eduart Halimi saktësoi se pretendimet e socialistëve janë antikushteteuse.
Ndërkaq, mbledhja e Komisionit të Lligjeve ka vijuar pa opozitën duke kaluar nen për nen 5 amendamentet e mazhorancës e duke rrëzuar draftin e socialistëve. Kuvendi i Shqipërisë ka planifikuar për datën 18 mars diskutimin në seancë të kërkesës së socilaistëve për komision hetimor. Datë kjo e cilësuar si mjaft e rëndësishme edhe nga ndërkombëtarët të cilët me vizitën e komisionerit për zgjerimin Shtefan Fyle kërkojnë të jetë zgjidhur kriza politike.