Liberalët e PE: Vizat dhe transparencë për zgjedhjet

Parlamenti Evropian dhe grupi parlamentar në të cilin bëj pjesë, Grupi Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, në një deklaratë theksojnë nevojën e përfshirjes së Shqipërisë dhe Bosnjës në procesin e liberalizimit të vizave.
"Qeverisja e mirë dhe demokracia e qëndrueshme janë të domosdoshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pluralizmi politik është celësi për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse. Unë inkurajoj të gjitha partitë politike në Shqipëri të veprojnë në mbështetje të standardeve evropiane", tha Marietje Schaake, zëdhënëse e grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën.
Ajo shtoi se "transparenca është veçanërisht e rëndësishme për të ndërtuar besim në institucionet shqiptare, ndërkohë që institucionet dhe stabiliteti janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik".
"Unë pres që qeveria shqiptare të nisë menjëherë një hetim serioz mbi manipulimet e zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të mund të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare demokratike", tha më tej ajo, njofton Partisë Socialiste e Shqipërisë.
Sipas saj, do të krijohet ad hoc në emër të grupit parlamentar liberal dhe do të kërkojë të vizitojë Shqipërinë përpara përfundimit të sesionit të verës.