Zhigalov:Gjeni konsensus për hetimin e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi priti sot në mjediset e Presidencës, të Dërguarin e Posaçëm të OSBE-së, Konstantin Zhigalov dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
I dërguarii OSBE, ka pohuar se vlerëson dialogun politik dhe kthimin e opozitës në Kuvend ndërsa ka deklaruar se shpreson tek arritja e një marrëveshje të nevojshme për komisionin Hetimor të Zgjedhjeve.
Zyra për media, tha se Presidenti i Republikës në këtë takim shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për forcimin e demokracisë shqiptare, ruajtjen dhe thellimin e vlerave demokratike të shoqërisë, respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe në konsolidimin e rolit të shoqërisë civile përgjatë gjithë viteve të tranzicionit.
"Në vijim të takimit, Presidenti Topi e njohu z. Zhigalov me disa prej zhvillimeve më aktuale në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ato politike, ku ecuria e tryezës politike dhe rivendosja e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës ishte në fokus të bashkëbiseduesve, si dhe në përpjekjet që institucionet dhe strukturat e posaçme shqiptare po bëjnë për reformimin e sistemit të drejtësisë, sipas standardeve evropiane dhe demokratike me synim integrimin në familjen e madhe evropiane", thuhet në deklaratë.
Sipas saj, i dërguari i posaçëm i OSBE-së, Zhigalov, vlerësoi rolin e Presidentit Topi në mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës dhe vuri në dukje rëndësinë e rivendosjes së dialogut politik, hyrjes së opozitës në Kuvend duke nënvizuar shpresën se për Komisionin Hetimor Parlamentar do të arrihet një marrëveshje me qëllim funksionimin e plotë dhe normal të jetës politike dhe të institucioneve në vend.
"Gjatë bisedës të dy personalitetet diskutuan edhe për situatën në rajon, duke theksuar rolin pozitiv, konstruktiv e promotor të Shqipërisë për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale. Presidenti Topi vuri në dukje edhe dëshirën dhe vullnetin e Shqipërisë për të marrë kryesinë e radhës së OSBE-së në vitin 2014, një ambicje që u mbështet edhe nga zoti Zhigalov, i cili vlerësoi bashkëpunimin e frutshëm të vendit tonë me këtë organizatë dhe marrëdhëniet produktive dypalëshe mes Shqipërisë e Kazakistanit edhe në kuadrin e organizatave të tjera ndërkombëtare si NATO", nënvizoi zyra e shtypit".