E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve, miratohet me konsensus kodi rrugor

TIRANË- Miratohet në komisionin e ligjeve, pr/ligji për disa ndryshime në ligjin për Kodin Rrugor. Në projektligj janë perfshirë edhe propozimet e opozitës, ndersa votimi është kryer me konsensus nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në komision. Ligji kërkon votim të cilësuar për tu miratuar në parlament.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe buxheti i vitit 2012-të. Në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e ka cilësuar atë si buxhet të mjaftueshëm, në kuadër të të cilit do bëhet e mundur “reformimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive”, sic tha Halimi.

Po sipas tij, me anë të këtij buxheti do bëhen të mundura inspektimet për regjistrimin e pasurive online´, si dhe sistemi i përmbarimit privat.

Ministri i Drejtësisë theksoi më tej, se gjatë vitit 2012-të do mundësohet instalimi i plotë i kamerave në gjykata.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e prokurorisë e kanë kundërshtuar buxhetin, duke thënë se “janë ulur investimet dhe është pakësuar fondi për shpërblimet”.

Në mbledhjen e sotme të komisionit të ligjeve ka patur diskutime edhe për propozimin e presidentit Bamir Topi, për kreun e KLSH-së. Përfaqësuesi i mazhorancës, Edi Paloka duke vlerësuar si pozitiv kandidaturën e Bujar Leskaj për këtë post tha se në lidhje me nje vendim të tillë do merret vendim grupi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›