E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, në shitje kukulla që thotë fjalë të pista

WASHINGTON – Dhurata më e fundit që ofrojnë tregjet amerikane këtë prag Krishtlindjeje është një kukull, e cila nga goja nuk nxjerr vetëm fjalë të ëmbla.

Gjigandi amerikan i prodhimit të lodrave për fëmijë 'Toy 'R' Us' ka krijuar një sasi të madhe kukullash të quajtura 'You&Me Interactive Play&Giggle Triplet Dolls', të cilat në vend që të thonë fjalën mama, thonë ‘ti je një k....e cmendur’

Prindërit amerikan të cilët janë shqetësuar shumë, kanë kërkuar tërheqjen nga tregu të kukullave të tilla. Kukullat shiten për momentin vetëm në dyqanet e firmës 'Toy 'R' Us', ndërkohë që janë të destinuar për fëmijë nga 2-vjec edhe lart.

“Nuk dua që vajza ime të mësojë fjalë të pista duke dëgjaur një kukull”,- ka thënë një nënë e shqetësuar.

Ndërkohë drejtuesit e 'Toy 'R' Us' kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërheqin nga tregu kukullat, pasi sipas tyre nuk kanë pasur ankesa të mëdha sa për të bërë një veprim të tillë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›