E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, prindërit: Po na vdesin dy vajzat e mitura, na ndihmoni

PUKË- Në mesin e dhimbjes dhe skamjes për ti mbajtur gjallë dy vajzat e tyre 3 dhe 6-vjecare, të cilat nuk lëvizin, nuk ushqehen dhe nuk kuptojnë asgjë, kjo është drama që po përballen bashkëshortët Vocrri në fshatin Kryezi të Pukës.

Dy vajzat e mitura vuajnë nga sëmundja e epilepsisë celebrale dhe luksesioneve, pa shpresë se një ditë mund të bëhen më mirë. Ata ushqehen përmes sondave dhe shiringave si e vetmja mënyrë për ti mbajtur gjallë. Dy motrat dergjen para prindërve të tyre të pafuqishëm për ti siguruar ilacet, ushqimet dhe paisjet me të cilat ata i mbajnë në jetë.

“Unë dhe bashkëshortja ime po përjetojmë ferrin. Është e tmerrshme të shikosh orë e çast vajzat që dergjen në shtrat, nuk flasin dhe nuk reagojnë. Jam mbytur deri në fyt në borxhe. Jam detyruar të shkoj herë pas here në Itali dhe të bëj punë sezonale për të siguruar para për blerjen e sondave, shiringave dhe të ushqimeve në farmaci për dy vajzat e mia. Të vetmit që më kanë ndihmuar janë të afërmit e gruas. Jam mbytur deri në fyt në borxhe. Tashmë më kanë humbur shpresat dhe jam i shokuar nga tronditja se një ditë do të humbas dy fëmijët e mi", ”,- apelon i dëshpëruar për ndihmë babai i dy vajzave të sëmura, Ylber Vocrri.

Ndërkohë, nëna e dy vajzave thotë se ka frikë të lindin fëmijë të tjerë. "Çdo javë, vajzat duhet të shtrohen në spitalin e Shkodrës. Mjekët e këtij spitali na
kanë ndihmuar disa herë, ndërsa strukturat e shëndetësisë në Pukë nuk na sigurojnë asnjë mjet transporti. Shteti duhet të vërë dorën në zemër dhe të shpëtojë jetën e dy vajzave të mia. Të paktën të na sigurojnë pajisjet dhe ilaçet", - pohon e përlotur bashkëshortja e Ylber Vocrrit.

Të pajtuar me fatin e keq të fëmijëve të tyre, famijla Vocrri në fshatin e largët në Pukë nuk kërkon agjë përvec paisjve dhe barnave që mbajnë në jetë këta fëmijë që shpresohet se do i sigurojë ministria Shëndetësië.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pukë, motrat e mitura dergjen në shtrat, prindërit apel për ndihmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›