E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve miraton marrëveshjet me Letoninë dhe Austrinë

Autori i Lajmit: Redaksia

Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore shqyrtoi dje dy projektligje të rëndësishme, përkatësisht projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësish të mëdha” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me Letoninë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. Dy projektligjet janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. I pari ka si qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e ndihmës në rastet e katastrofave ose fatkeqësive të mëdha ndërmjet palëve nënshkruese. Ndërkohë që projektligji tjetër, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë, ka si qëllim bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike etj.

Ky lajm është publikuar: 07/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›