E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume: “Votimi elektronik, shpëtimi i proceseve elektorale”

Autori i Lajmit: Redaksia

Votimi elektronik mund të konsiderohet pa frikë si shpëtim i proceseve elektorale në Shqipëri. Ky është konstatimi i dhënë nga ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i cili sqaron se deklarata e bërë nga kryeministri Berisha për të adaptuar këtë model është një vullnet pozitiv për të realizuar në Shqipëri procese të pakontestueshme nga humbësi. Kume: “Është shprehje e një vullneti pozitiv për të realizuar procese zgjedhore të pakontestueshme që ti garantojnë hapësirat humbësit për të pranuar rezultatin”. Në argumentin e tij, zoti Kume sqaron dhe mënyrën sesi mund të arrihet drejt këtij modeli, që sipas tij, eliminon fletët e votimit, rinumërim apo hapje të kutive zgjedhore, deri tek heqja dorë njëherë e përgjithmonë nga përfaqësia politike nëpër komisionet e numërimit dhe votimit. Kume thotë se “shqiptarët të votojnë në qendrat e votimit dhe të mos votohet me fletëvotimi, por të klikohet në ekran. Procesi nuk prodhon fletëvotimi të mbyllura në kuti, të hapen dhe rinumërohen, as procesverbale dhe tabela të rezultateve zgjedhore dhe e gjitha çka mbetet si suport informatik, printohet. Gjithashtu, zvogëlon dhe administratën dhe nxjerr si të panevojshëm komisionerët politikë në komisione”. Por ajo që duhet marrë në konsideratë në këtë metodë të re votimi në Shqipëri është ajo, për të cilën politika gjithmonë ka kontestuar fort. Votimi me më shumë se 1 mjet identifikimi. Dhe për këtë zoti Kume ofron një zgjidhje. “Momenti i dytë që duhet të zgjidhet është identifikimi i zgjedhësve. Lexuesi manjetik do të mjaftonte të lexonte kartën. I njëjti person që mendon se mund të votojë 10 herë, smund ta bëjë më, pasi për këtë nuk duhet hequr boja në gisht. Ky qëndrim i ish-kryetarit të KQZ-së vjen në një kohë kur numri një i qeverisë, gjatë një takimi të përbashkët me homologun e tij estonez, deklaroi se mbetet i hapur për të aplikuar një model elektronik për zgjedhjet në Shqipëri.

Ky lajm është publikuar: 07/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›