E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve miraton nen për nen kodin rrugor

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar sot nen për nen projektligjin për “Për disa ndryshime dhe shtesa në kodin rrugor të Shqipërisë.
 

Në mbledhjen e sotme të komisionit, kodi rrugor është kaluar me konsensusin e të dyja palëve dhe me amendimet e propozuara nga deputetët e Partisë Socialiste.
 

Ndërkohë ndryshimi i fundit ligjor parashikon vendosjen e regjistruesve dixhitale për mjetet e transportit. Ky aparat, i quajtur Tahograf, mat kohën dhe shpejtësinë e lëvizjes së mjetit.
 

Drejtuesit e makinave mbi 3.5 ton nuk duhet të udhëtojnë më shumë se 4 orë e gjysëm pa u ndalur për të pushuar. Aparati kushton nga 200 deri në 400 euro dhe duhet ta përdorin rreth 20 mijë automjete.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›