Kodi ajror, mazhoranca e opozita konsensus në komision

Ndërsa në seancën plenare të Kuvendit ka pasur debate në lidhje me ndryshimet në kodin ajror, duhet se në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese deputetët e të dyja palëve kanë arritur konsensus.
Në mbledhjen e sotme të komisionin mazhoranca ka pranuar disa nga amendimet e deputetëve socialistë në lidhje me ndryshimet në kodin ajror të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë në seancën e sotme të Kuvendit mazhoranca dhe opozita kanë shkëmbyer replika në gjatë diskutimit të Kodit Ajror.
Deputetët e PS-së kanë deklaruar se është krijuar monopol tek kompanitë ajore ndërsa ministri Olldashi nuk ka një situatë monopol, për sa kohë që kemi 17 kompani ajrore që operojnë nga Tirana drejt destinacioneve të tjera.