E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve shqyrton kandidaturën e Cefës në KLD

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë kandidaturën e Elvis Cefës, si kandidat për anëtar të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  Cefa, aktualisht kryetar i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është propozuar pas dorëheqjes dhe shkarkimit nga mazhoranca të Kreshnik Spahiut, i cili mbante edhe postin e numrit dy të këtij institucioni.
 

Deputeti Viktor Gumi ka paraqitur dje në Komisionin e Ligjeve listën me 30 firma të deputetëve demokratë që mbështesin Cefën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut.

Elvis Cefa, me profesion jurist do të emërohet në KLD për një mandat pesëvjeçar, proces që i hap rrugën edhe zgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së, i cili propozohet nga Kreu i Shtetit, njëherësh kreu i KLD-së.
 

Me miratimin e emrit të Elvis Cefës si anëtar të KLD-së, do të mbetet vakant posti i drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas ligjit të AKKP-së, drejtori i këtij institucioni propozohet nga Ministri i Drejtësisë dhe emërohet nga Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›