Komisioni i ligjeve, shtyhet shqyrtimi për Gjykatën Administrative
Mbledhja e komisionit të ligjeve për Gjykatën Administrative ka përfunduar me shtyrjen e diskutimeve, me qëllim ripërcaktimin e termave të disa neneve të projektiligjit. Koha e vënë në dispozocicion nga shtyrja e diskutimeve sipas komisionit, do t`i japë kohë relatorit të PS-së, Armando Subashi, për tu konsultuar me Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa për Fatmir Xhafën paraqitja e neneve është e cunguar dhe Ministria e Drejtësisë duhet t`i sjellë më të plota. Nderkohe, mbledhja e një dite më parë për Gjykatën Administrative është karakterizuar nga diskutime tërësisht teknike, pasi në seancë janë thirrur për të shprehur propozimet e tyre grupet e interesit.
Dy kanë qenë probleme më shqetësuese për shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve dhe avokatëve në mbledhje. Së pari numri i gjykatave administrative që sipas tyre duhet të jenë 12 në shkallë vendi dhe tre apeli, ndryshe nga sa parashikon projektligji aktual, pra 6 gjykata të shkallës së parë dhe një apeli.Çështja duhet të lidhej me kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Adminsitrive të cilët veçse në jurisprudencë duhet të kenë njohuri nga fusha e biznesit.
Një javë më parë projektligji për Gjykatën Adminsitrative u miratua në parim, me votat e maxhorancës dhe opozitës.