12 rekomandimet, Stefano Sannino nesër në Tiranë

Kur na ndajnë dhe pak muaj nga vjeshta e “artë”, periudhë kjo kur Shqipëria do të marrë notën nga 27 vende të BE-së, per marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat në Eurozonë, 21 marsi risjell në Shqipëri Stefano Sanninon. Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Sannino mbërrin nesër në Tiranë, në një vizitë zyrtare me qëllim përshpejtimin dhe realizimin në kohë të 12
rekomandimeve të OSBE-ODHIR. E mërkura e Drejtorit për Zgjerimin në Komisionin Evropian do të nisë me një takim me Kryeministrin e vendit zotin Sali Berisha rreth orës 10:00, për të pasuar më pas me një takim me Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në orën 19:00 të mbrëmjes. Vizita e fundit e zotit Sannino në Tiranë ishte më 6-7 shkurt të këtij viti. Ndërkohë prania e Stefano Sanninos pason vizitën e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme ne BE, për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel, i cili mori pjesë në takimin tretë të komitetit të stabilzim- asocimit BE-Shqipëri. Mirel i ka kujtuar politikës shqiptare edhe një herë plotësimin e kritereve për marrjen e statusit, por njëherësh edhe faktin që integrimi kërkon konsesus kombëtar, duke theksuar si parësore vazhdimin e dialogut mes palëve.