E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja voton dorëheqjen e Kreshnik Spahiut

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka votuar sot dorëheqjen e Kreshnik Spahiut si nënkryetari I këtij institucioni. Në mbledhjen e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, antarët e KLD-së votuan me 8 vota pro dhe 6 vota kundër dorëheqjes së Kreshnik Spahiut duke rrëzuar kështu kërkesën e ministrit të drejtësisë Eduart Halimi për të mos pranuar dorëheqjen e tij.
 

Mbledhja e sotme e KLD-së është shoqëruar me debate mes kreut të shtetit dhe njëkohësisht edhe kreu I KLD-së Bamir Topi dhe ministrit të drejtësisë Eduart Halimi në lidhje me dorëheqjen e Kreshnik Spahiut. Mësohet se funksionin e nënkryetarit të KLD-së do ta ushtrojë kryeinpektorja e këtij institucioni.


Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së vetëm pak ditë më parë, ndërsa deklaroi se do t`i drejtohet me një ankesë Gjykatës Kushtetuese për çështjen e komisionit hetimor dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›