E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq kryetari i PS-se ofron bashkepunim

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaron se është i gatshëm që të bashkëpunojë me qeverinë për një plan të përbashkët në ndihmë të banorëve të izoluar. Sipas tij, qyetarët janë duke përjetuar në kurriz, mungesën e masave te duhura qe duhen te merren nga autoritetet qeveritare. “Njerëzit kërkojnë ndihmë, kryetarët tanë të komunave në veri janë të angazhuar bashkë me deputetet për të bërë gjithçka por mundësitë e tyre janë shumë të kufizuara, skano as fonde e as mjete, ndërkohë që forcat e emergjencës kanë degraduar. Qeveria të mos fshihet pas fjalimeve boshe, një plan gjithëpërfshirës solidariteti, organizim transparent dhe informim në kohë reale, bashkëpunim real me strukturat pa dallime partiake janë të nevojshme. Të gjithë këto mungojnë se qeveria nuk ka plan, organizim, struktura të mirëfillta për emergjencën. Ne jemi  gati të kontribuojmë, të bashkërendojmë forcat, po mobilizojmë strukturat vendore edhe në zonat jashtë kërcënimi me një zinxhir solidariteti në ndihmë të të izoluarve”, deklaroi Rama.  Duke e cilësuar qeverinë si të paaftë për përballuar situatën emergjente, kryesocialisti Rama tha se kriza energjetike është një tjetër krizë e pritshme për vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›