E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i reformes zgjedhore takim me eksperte

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore ka zhvilluar një takim pune me ekspertë të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR. Mësohet se gjatë këtij takimi, të zhvilluar me dyer të mbyllura, është diskutuar mbi ecurinë e rishikimit të ligjit zgjedhor dhe hapat që janë hedhur nga ana e ligjvënësve shqiptarë në këtë drejtim. Burimet bëjnë të ditur se një ndër përfaqësuesit e ODIHR-it në takim është ekspert për teknologjinë në fushën e zgjedhjeve. Faktikisht në adresë të komisionit të reformës zgjedhore kanë mbërritur propozime, që numërimi elektronik i votave, të sanksionohet në Kodin e ri Zgjedhor. Këto propozime janë duke u shqyrtuar nga ana e ekspertëve të dy partive kryesore politike, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste pranë këtij komisioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›