E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Presidenti i ardhshem sipas Kushtetutes

 Kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët iu është përgjigjur pyetjeve të tyre lidhur me çështje të ndryshme të politikës shqiptare, si largimi i Oketës nga grupi parlamentar i PD-së, zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

Largimi i Gazmend Oketës nga PD-ja

Përsa i përket deklaratës së Oketës për largimin nga PD dhe krijimin e një partie të re, Berisha u shpreh se:
“Deputetët ngrejnë në mbledhjet e grupit kërkesat dhe ankesat e zonës së tyre elektorale, ndërsa Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksione më të larta nuk ka ngritur asnjë problem të vetëm në mbledhjen e grupit të PD-së.
Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje dhe nuk ka ngritur asnjëherë asnjë problem, as kur ka qene ministër, zvkryeminsiër dhe as kur ka qenë deputet. Shkaqet e largimit të Oketës duhen kërkuar diku tjetër”-tha Berisha, ndërsa u shpreh i hapur për çdo diskutim
Ndërkaq përsa i përket formimit të një aprtie të re nga ana e presidentit Topi, Berisha u shpreh se Topi nuk ka as votat e vëllait të tij, jo më të elektoratit të PD-së.

Zgjedhja e presidentit të ardhshëm

Pyetjes për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm Berisha iu përgjigj duke thënë se presidenti iu vendit do të zgjidhet në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Zgjedhja e presidentit me 3/5, sipas tij mori fund në vitin 2008 me një marrëveshje sipas kushtetutës, që parandalon futjen e Shqipërisë në krizë.
“I gatshëm të diskutoj me të gjithë grupet parlamentare dhe t’i japim vendit një president në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Kandidati i ardhshëm për president do të jetë nga mazhoranca, ndërsa Rama është i lirë të paraqesë kandidatët e tij në përputhje me kushtetutën”-tha kreu i qeverisë
Gjithashtu Berisha theksoi se ky do të jetë një proces tërësisht kushtetues

Marrëveshja me PS-në

Kreu i qeverisë akuzoi kryetarin e PS-së Edi Rama se po bllokon reformat dhe integrimin e vendit. Sipas tij Rama denoncoi bllokimin ndërsa ishte vetë ai që e bllokoi, pasi blloku ka si parim dhe filozofi vetëm bllokimin.
“PS-ja kërkon t’i kufizohet koha kryeministrit, e cila është e përcaktuar me Kushtetutë e cila është miratuar nga vetë socialistët, por Rama kundërshton atë që miraton vetë dhe këkron votimin e dekreteve në mënyrë të fshehtë. Sot PS-ja propozoi dhe amendimin për dënimin kolektiv, i cili është hequr që prej vitit 1800, çka tregon se se për të prishur punën e arritur deri më tani ata sollën amendimin e dënimit kolektiv që simbolizon kampe përqëndrimi”- ushpreh Berisha
Duke iu referuar statistikave zyrtare të rritjes ekonomike Berisha tha se, Rama nuk pranon statistika të tjera përveç atyre që ai ka të fiksuara, duke thënë se Rama ka problem madhor me matematikën.

Marrëveshja Kosovë Serbi

Kryeministri e cilësoi amrrëveshjebn e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit si një akt i një rëndësie të veçantë madhore, e cila është bërë për të garantuar të ardhmen e tyre në rrugën evropiane.
Marrëveshja sipas Berishës i jep mundësi vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.
“Pranoj fusnotën, sepse fusnota është e rëndësishme, pasi 5 vende të BE-së nuke kanë njohur Kosovën dhe hapat e kosovës drejt BE-së janë të vështira. Kjo marrëveshje është qartësisht pozitive dhe e rëndësishme dhe i gjithë rajoni ka në perspektivë më të madhe evropiane”-deklaroi kryeministri

Gazsjellësi Transadriatik

Kryeministri e cilësuar projektin TAP, i cili kalon në Shqipëri dhe Itali si mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e vendit ai tha se: “Ne jemi të vendosur që të plotësojmë çdo kusht të kësaj marrëveshjeje shumëpalëshe, pasi projekti ynë më madhor është gazifikimi i Shqipërisë, çka do të thotë ndryshim cilësor në jetën e çdo familjeje shqiptare. Ne po përgatitemi të bëjmë masterplanin e gazifikimit, i cili është vizibël në çdo lloj forme”-theksoi Berisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›