E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, falsifikonin kartëmonedha, një në pranga, një në kërkim

Një person është  vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për falsifikim kartëmonedhash në Sarandë. Operacioni i policisë i kryer në orët e vona të së martës ka bërë të mundur shkatërrimin e bazës ku falsifikoheshin shuma të mëdha parash, të cilat më pas hidheshin në treg.

Kaluid Kadëna, 22 vjeç, është vënë në pranga, ndërsa Saimir Selmani, 28 vjeç, nën hetim prej 3 muajsh, është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar 54 kartëmonedha të falsifikuara të prerjes 2000 lekë të reja, me vlerë totale 104.000 lekë të reja si dhe printer e skaner, të cilët përdoreshin për të falsifikuar paratë.

Nga hetimet dhe përgjimet që policia ka kryer rezulton se këta shtetas kanë hedhur në treg të paktën 500 000 lekë të reja false, kartëmonedha të prerjeve 1000 e 2000 lekë të rinj. Kartëmonedhat bliheshin me 30 deri në 40 % të vlerës së stampuar dhe më pas hidheshin në tregun e Sarandës.

Policia e Sarandës vijon punën për kapjen e të shpallurit në kërkim, ndërsa paralelisht po punohet edhe për zbardhjen dhe dokuamtimin e plotë të veprimtarisë së dy të rinjve dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›