E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i sigurisë, Naço: Jo rrezik nga përmbytjet

Sa më shumë afron sezoni i rreshjeve aq më shumë rritet shqetësimi për sigurinë e digave. Për këtë arsye komisioni i sigurisë ka thirrur vetë ministrin e ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Nasip Naço, i cili ka dhënë garanci të plota se asnjë rrezik nuk na kanoset prej vërshimit të mundshëm të ujrave nga kaskada e Drinit.
 

Sa i përket një tjetër rreziku që vjen nga rreshjet, në zonën e Nënshkodrës, ministri tha se janë vënë në dispozicion për argjinaturta dhe për masat mbrojtëse 1.2 miliardë lekë nga buxheti.
 

Por gjithashtu Naço ka vënë theksin në ndërtimin e hidrocentraleve, ku ai i Skavicës si dhe i Ashtës do të parandalojë përmbytjet pasi do të mbledh ujë të konsideruar. Ndërsa ka vazhduar se ndërtimi i Skavicës kërkon 500 milione euro dhe se qeveria nuk mund të përballojë të gjithë këtë shpenzim dhe një pjesë e kësaj do të jepet me koncesion.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›