E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni, mandati mbaron më 15 maj

 

Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar që punimet parlamentare të mbyllen zyrtarisht në datën 11 maj, ku është lënë edhe seanca e fundit. Ndërsa mandati i komisionit hetimor zgjat përtej kësaj date, deri më 16 maj. Kryekomisioneri Ferdinand Xhaferri pas mbledhjes, në lidhje me mundësinë e raportit, në emër të komisionit nuk ka kthyer një përgjigje të prerë. “Ne jemi duke punuar, shumë informacione kanë dalë gjatë kësaj periudhe. Se kur dorëzohet raporti mendoj se nuk ka një rëndësi të madhe, rëndësi ka ajo çfarë provohet. Ne po punojmë për këtë punë, po evidentojmë çdo shkelje”, deklaroi Xhaferri. Në kalendarin e punimeve parlamentare nuk është parashikuar që të votohet për raportin përfundimtar të këtij komisioni. Në këtë hetim të dytë ndaj Bashkisë së Tiranës, kësaj radhe për hetimin e lejeve të ndërtimit nuk marrin pjesë deputetët e opozitës, por vetëm të maxhorancës. Të majtët kanë bojkotuar këtë komision, duke e cilësuar si antikushtetues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›