E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekses tre jave skualifikim

Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të futbollit ka skualifikuar për tre javë mbrojtësin e Milanit Filip Mekses pas provës televizive, ku tregohej që goditi me grusht Borrielon, me një ndeshje është pezulluar mesfushori I Juventusit, Arturo Vidal, pas kartonit të kuq në supersfidën e së shtunës, ndërsa Sallej Muntari dhe Andrea Pirlo kanë shpëtuar.
Ndërkohë, Adriano Galiani është paralajmëruar për t’u pezulluar, ndërsa zyrtari I Milanit, Silvano Ramaçoni u skualifikua për një javë. Ndërkohë, klubi i Juventusit ka marrë 10 mijë euro gjobë për ofendimet raciste të tifozëve gjatë pjesës së dytë të takimit.
Ky ishte bilanci i duelit për titullit ndërmjet Milanit dhe Juventusit, me ndeshjen që përfundoi mes kaosit dhe akuzave nga të dyja kampet.
Galiani u paralajmërua sepse “në fund të pjesës së parë, iu drejtua me deklarata provokuese zyrtarëve të klubit kundërshtar”. Kjo ishte pasoja e sherrit të famshëm me trajnerin e Juventusit Antonio Konte.
Ndërkohë, nuk është marrë asnjë masë ndaj Xhorxho Kielinit dhe Masimo Ambrozinit, protagonistë të debatit në fundin e takimit, që shtoi polemikat në fushë por edhe gjatë hyrjes së skuadrave në dhomat e zhveshjes.
Ai që pagoi “faturën” për gjithçka ndodhi gjatë 90 minutave të tensionuara ishte Mekses, pasi grushti I tij ndaj Borrielos është cilësuar I qëllimshëm dhe u kategorizua në sjelljen e dhunshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›