Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskuton dhe miraton në parim Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2009.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi dhe miratoi sot në mbledhjen e tij, Raporti e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2009.
Deputetët u njohën në mënyrë të hollësishme me raportin, nëpërmjet kryetarit të këtij institucioni Rober Ceku.
Zoti Ceku krahas shpjegimit të statistikave nga kontrolli I institucioneve dhe administratës publike, foli dhe për punën që po bëhet për ndryshimin e bazës ligjore të KLSH.
Ai tha se objektivi kryesor i KLSH gjatë vitit 2009 ka qenë përmirësimi i cilësisë dhe rritja e efektivitetit të veprimtarisë kontrolluese.
Një ndër drejtimet e punës së institusionit ka qenë dhe puna e ekspertëve për disa ndyshime në Ligjin organik të KLSH, ku ndër të tjera kërkohet dhe ngritja e një strukture të pavarur brenda Kontrollit të Lartë të Shtetit që kontrollon zbatimin e buxhetit të tij.
Deputetët e Komisonit bënë vërejtjet dhe sugjerimet përkatëse për raportin e KLSH dhe më pas e miratuan atë në parim