E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon raporterin e PE për Shqipërinë, Chountis. Jozefina Topalli: "Parlamenti ka kaluar të gjitha ligjet që janë detyrim për heqjen e vizave."

Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Europian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët, tha sot Nikolaos Chountis, raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, njëkohësisht anëtar i grupit konfederal të Unionit të majtë - e majta e gjelbër veriore në PE. Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, zoti Chuntis tha se Kemi qenë dhe mbetemi mbështetës së lëvizjes së lirë të qytetarëve në Europë dhe përkrahim fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Kryetarja e Kuvendit theksoi se mbështetja gjithnjë e më e fortë që vjen nga komisionerët e BE-së dhe eurodeputetët për heqjen e vizave është për ne shumë inkurajuese. Ne do të bëjmë çdo gjë, që të merret vendimi për heqjen e vizave, pavarësisht nga përpjekjet e një njeriu për ta penguar këtë, përmes sjelljeve jo europiane. Parlamenti ka kaluar të gjitha ligjet që janë detyrim për heqjen e vizave. Po ashtu, parlamentarët po lobojnë në vendet anëtare të BE-së për të bërë të mundur marrjen e vendimit për lëvizjen e lirë.
Duke iu referuar deklaratës së komisionierit për zgjerimin në BE, Kryetarja e Kuvendit tha se: Bazuar në dy parimet e theksuara edhe në këtë deklaratë, transparencë dhe respektimi i Kushtetutës, ne miratuam së fundmi në Parlament edhe komisionin hetimor, për një tansparencë të plotë të zgjedhjeve më të mira e të lira të zhvilluara në Shqipëri. Si Kryetare e Kuvendit, kërkoj që deputetët e opozitës të bëhen pjesë e veprimtarisë së plotë të parlamentit. Raporteri Chountis tha se Bojkoti ka provokuar disa probleme, por unë shpresoj që kjo situatë të zgjidhet. Nuk ka demokraci pa ndarje të pushteteve, tha ai, dhe ndërhyrja e pushteteve te njëri -tjetri është kundër parimeve të një demokracie.
Si eurodeputet i Greqisë, zoti Chountis tha se: Ne dënojmë aktet që pamë gjatë paradës ushtarake në Greqi. Ne duhet ti evitojmë këto akte, pasi nuk ndihmojnë në miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Grupi ynë në parlament ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura. Duke u ndalur në ambicjen europiane të vendeve të Ballkanit, zoti Chauntis tha : Unë besoj në përshpejtimin e procesve integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo thjesht si reporter dhe jo vetëm se detyrimet janë plotësuar, por unë besoj se integrimi i këtyre vendeve në BE është një aspekt pozitiv, faktor paqeje dhe stabiliteti për rajonin, por edhe për mirëqenien e popujve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›