E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi përkujton me nderim të thellë martirët e masakrës së 2 Prillit '91.

Në ceremoninë e veçantë për anëtarësimin e 1 vjetorit të Shqipërisë në NATO, me të rinjtë dhe të rejat, Kryetarja e Kuvendit, me respekt dhe nderim të thellë, përkujtoi një tjetër përvjetor, atë të 2 prillit të vitit 1991, ku katër të rinj u ekzekutuan barbarisht nga regjimi komunist në Shkodër . Duke vlerësuar veprën e tyre heroike në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, Kryetarja Topalli theksoi se sot pas 20 vitesh, ëndrra e tyre për një Shqipëri evropiane është shndërruar në realitet. Në këtë përvjetor të ngjarjes historike të Shqipërisë në NATO, unë nuk mund të rri pa përmendur edhe një përvjetor tjetër, 2 prillin, i cili më kujton atë ditë të vështirë, kur katër të rinj, ndonjëri pak mbi moshën tuaj, të tjerët pak a shumë sa ju, u vranë në Shkodër, sepse kërkonin lirinë dhe kërkonin rrëzimin e komunizmit. Le të nderojmë kujtimin e 2 prillit të këtyre katër të rinjve. Të mbajmë një minutë heshtje për ta u shpreh Kryetarja Topalli. Në nderim të thellë të veprës së katër Dëshmorëve të Demokracisë, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut, Kryetarja e Kuvendit ftoi të rinjtë dhe të rejat të mbanin një minutë heshtje.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›