Presidenti Topi pret Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Miloslav Vlaçek.

31 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, zotin Miloslav Vlaçek, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në takim ishin të pranishëm edhe dy Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të vendeve respektive.
Presidenti Topi, pasi u uroi mirëseardhjen, vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, të cilin e tregon dhe shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë. Duke shprehur vullnetin për rritjen e nivelit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë, të cilat deri tani kanë vijuar të zhvillohen në partneritet të ngushtë, Kryetari i Shtetit shqiptar përmendi dhe vizitën e fundit të Presidentit çek në Tiranë, në tetor të vitit 2009. Me këtë rast, Presidenti Topi i dërgoi përshëndetjet më të ngrohta dhe miqësore Presidentit Klaus dhe autoriteve më të larta çeke.
Më tej, duke folur për miqësinë tradicionale, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e thellimit të saj dhe në nivel parlamentar, nisur sidomos përvoja e Çekisë në integrimin në Bashkimin Evropian nëpërmjet konsultimeve në nivele të ndryshme dhe shkëmbimit të përvojës e bashkëpunimit, duke e konsideruar “dimensionin parlamentar si më të rëndësishmin në raportet mes dy vendeve”.
Pasi bëri një panoramë të përgjithshme të situatës politike në vend duke u shprehur optimist për kapërcimin e ngërçit politik dhe pasi vuri në dukje se paraqitja e kërkesës së Shqipërisë për vend kandidat në Bashkimin Evropian është bërë pikërisht gjatë presidencës çeke, Presidenti Topi nënvizoi besimin se Çekia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në integrimin në Bashkimin Evropian. Duke përmendur dhe aspiratën e të gjithë shqiptarëve për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së, Kreu i Shtetit shprehu dëshirën për një vendim të shpejtë politik në përgjigje të përmbushjes me sukses të këtij procesi.
Gjithashtu, Presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin me Çekinë në kuadër të NATO-s, ku përvoja çeke është shumë e vlefshme. Po kështu, Kryetari i Shtetit theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, si në atë ekonomike dhe të turizmit duke nënvizuar rëndësinë e rivendosjes së një linje direkte ajrore mes Pragës dhe Tiranës.
Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, zotin Miloslav Vlaçek, pasi shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Shqipëri, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe shprehu bindjen në zgjerimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit më intensiv në të ardhmen mes dy vendeve tona.
Gjithashtu, z. Vlaçek vlerësoi përparimet dhe arritjet e vendit tonë dhe siguroi për mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të vendit të tij në përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane duke ofruar të gjithë përvojën pozitive çeke në proceset integruese.