Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton një material të MTKRS, mbi reformën në trashëgiminë kulturore dhe parqet arkeogjike.
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kishte sot në rend të ditës shqyrtimin e materialit të ardhur nga MTKRS, mbi reformën në trashëgiminë kulturore dhe parqet arkeogjike.
Anëtarët e komisionit fillimisht vlerësuan angazhimin e ekspertëve të pavarur dhe atyre të MTKRS, për hartimin e një reforme profesionale dhe me standarte për funksionimin, menaxhimin, dhe promovimin e vlerave materiale dhe amateriale të trashëgimisë sonë kulturore.
Ndër të tjera, kjo reformë synon dhe ngritjen e drejtorive rrajonale të trashëgimisë kulturore, të cilat do të përgjigjen për menaxhimin e objekteve dhe vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetet përkatëse, përfshirë dhe parqet arkeologjike.
Deputetë të komisionit ngritën ndër të tjera shqetësimin, për elementët strukturore të varësisë së parqeve arkeologjikë.
Diskutimet do të vijojnë në mbledhje të tjera të komisionit, ndërkohë që pritet dhe një material më i zgjeruar i ekspertëve mbi reformën në trashëgiminë kulturore dhe parqet arkeologjike.