Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese vijoi sot diskutimet për projektligjin Për Sektorin Minerar
Pas seancave dëgjimore me palët e interesuara, dhe diskutimeve në parim, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijoi sot shqyrtimin nen për nen lidhur me projektligjin Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë.
Projektligji në fjalë përcakton rregullat për zhvillimin e veprimtarive minerare në vend, ka për qëllim nxitjen e veprimtarive të këtij sektori duke siguruar transparencën dhe të konkurrencës së lirë. Projektligji synon rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare dhe garantimin e mjedisit dhe të qytetarëve nga rreziku minerar.
Gjithashtu ky ligj ka si synim të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes duke iu përgjigjur në kohë kuadrit rregullator të marrë nga qeveria si dhe përcakton qartë rolin e shtetit si promovues i pasurive minerare.
Gjatë mbledhjes anëtarët e komisionit debatuan dhe diskutuan, shprehën opinionet dhe pikëpamjet e tyre lidhur me përmbajtjen e ligjit duke bërë sugjerime dhe propozime për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Anëtarët e komisionit shqyrtuan projektligjin deri tek neni 47, ndërkohë që vijimi i shqyrtimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës, ditën e hënë.