Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton peticionin e studentëve të Universitetit të Vlorës
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2009, ora 11:00, vazhdoi me diskutimin e korrespondencës drejtuar Komisionit.
Në lidhje me peticionin e studentëve të Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Vlorës, që kanë filluar ciklin akademik në vitet 2006-2007 dhe 2007-2008, dega Drejtësi dhe kërkojnë të vazhdojnë ciklin universitar 4 vjeçar, duke u nisur për nga vetë rëndësia e çështjes, pasi njohja e llojit të diplomës pas fillimit të aplikimit të Sistemit të Bolonjës, po krijon probleme të herëpashershme, Komisioni vendosi të organizojë një seancë dëgjimore, ku të jenë të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Konferencës së Rektorëve, të Këshillit Kombëtar të Studentëve, të Rektoratit të Universitetit të Vlorës dhe të një prej studentëve që kanë firmosur peticionin.
Për mbledhjen e datës 3 dhjetor 2009 u vendos të diskutohet kalendari i punës së Komisionit për muajin dhjetor.
Për mbledhjen e datës 3 dhjetor 2009 u vendos të diskutohet kalendari i punës së Komisionit për muajin dhjetor.