E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhje e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

  Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 26.11.2009, në orën 11:00, zhvilloi mbledhjen me këtë rend dite:   1. Vazhdimi i shqyrtimit të  projektligjit Për detergjentët".
2. Shqyrtimi i  Vendimit  Nr. 1140, dt. 25.11.2009 Për  lirimin  nga detyra të  anëtarëve të Këshillit Drejtues të  ERT-së dhe emërimin në detyrë të anëtareve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve  Elektronike dhe Postare.
Për çështjen e parë të rendit të ditës, ishin të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Anila Jani, Zamir Stefani, Elfrida  Bino dhe  Erinda Prifti.   Fillimisht   u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesve së ministrisë, të cilët  kishin sjellë një draft  të përmirësuar të projektligjit, sipas vërejtjeve që bënë anëtarët e komisionit në mbledhjen e  mëparshme.   Pas diskutimeve, komisioni filloi shqyrtimin nen për nen të projektligjit. Gjatë shqyrtimit të gjashtë neneve të para të projektligjit pati vërejtje dhe  ndryshime me qëllim përmirësimin e projektligjit. Shqyrtimi nen për nen i projektligjit do të vazhdojë në mbledhjen  e datës 2.11.2009 në orën 11:00.
Për çështjen e dytë të rendit të ditës, anëtarët e komisionit pasi u njohën me relacionin që shoqëron  vendimin e Këshillit të Ministrave  Nr. 1140, dt. 25.11.2009 Për  lirimin  nga detyra të  anëtarëve të Këshillit Drejtues të  ERT-së dhe emërimin në detyrë të anëtareve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve  Elektronike dhe Postare, e miratuan  unanimisht  atë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›