E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin Për buxhetin e vitit 2010

  Në mbledhjet e datave 23, 24 dhe 25 nëntor 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi nen për nen projektbuxhetin e vitit 2010.
Në datat 23 dhe 24 nëntor, Komisioni diskutoi zërat e buxhetit si: të ardhurat, shpenzimet, investimet, buxhetin e pushtetit vendor dhe buxhetin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, në prani të specialistëve nga Ministria e Financave, nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve.
Ndërsa, në mbledhjen e datës 25 nëntor, Komisioni mori në shqyrtim raportet e komisioneve të përhershme kuvendore për projektbuxhetin, si dhe kërkesat e institucioneve të pavarura drejtuar Kuvendit, për ndryshime në buxhetet e tyre.
Pasi u shqyrtuan të gjitha kërkesat për shtesa apo ndryshime në buxhetet e institucioneve, Komisioni miratoi disa nga propozimet e paraqitura dhe në fund, e miratoi projektligjin me ndryshime, me të gjitha votat pro.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›