Jozefina Topalli: "Do bëjmë gjithçka që fëmijët me aftësi të kufizuar të shprehin të gjithë potencialin e tyre."
Të ndërtojmë një botë të fëmijëve ku askush nuk është i përjashtuar. Më shumë se
gjithçka ata kanë nevojë për dashuri dhe ngrohtësi, tha sot Kryetarja e Kuvendit e ftuar mes fëmijëve me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkodrës, në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.
Të mbledhur në një aktivitetet artistik, me një atmosferë të mrekullueshme të spektaklit, fëmijët kishin zgjedhur pikërisht mjediset pranë piacës pedonale të qytetit, të njohur për traditën e saj kulturore.
Fëmijët me shumë emocion i treguan Kryetares së Kuvendit punimet tyre artistike,
pikturat, punimet artizanale ndërsa me talentin e tyre ata krijuan një atmosferë shumë të këndshme nëpërmjet tingujve të bandës së tyre frymore, me pjesë të ndryshme klasike por edhe tradicionale shkodrane.
Kryetarja e Kuvendit duke ndarë me ta emocionet dhe kënaqësinë që ndodhej mes tyre tha se:
Mesazhi i sotëm i këtyre fëmijëve, me punimet e tyre, me zërin e tyre të mrekullueshëm me pasionin e tyre për muzikën, për pikturën, për jetën, është një mesazh shumë i fortë. Është mesazhi i potencialit të tyre. Bota e fëmijëve është një botë e mrekullueshme. Të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm. Dhe në duhet të bëjëm gjithcka që të krijojmë një botë ku askush nuk është i pëjashtuar. Fëmijët me aftësi të kufizuar gëzojnë të gjithë të drejtat dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ti mbështesim ata të shprehin gjithë talentin e tyre. Të bëjmë gjithçka për mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën aktive bashkë me fëmijët e tjerë. Këta fëmijë, ashtu si të gjithë fëmijët, më shumë se gjithçka duan dashuri dhe ngrohtësi. Kryetarja e Kuvendit, vlerësoi dhe çmoi të gjithë mësuesit, punonjësit socialë dhe të gjithë ata që u japin dashuri këtyre fëmijëve. Ajo tha se këta fëmijë ashtu si të gjithë fëmijët e Shqipërisë do të gjejnë në Kuvendin e Shqipërisë gjithnjë dyert e hapura.