Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton planin e veprimit për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Në mbledhjen e datës 22 dhjetor 2009 Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vazhdoi me diskutimin për zbatimin e planit të veprimit për realizimin e reformës ligjbërëse midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Nënkryetari, z. Mark Marku, vuri në dijeni Komisionin për mënyrën se si do të procedohet me projektligjin, për koordinimin e punës me grupin e juristëve të vënë në dispozicion nga Parlamenti, si dhe për bashkëpunimin në këtë proces me grupin e punës të ngritur pranë Ministrit të Shtetit, z. Genc Pollo.