Kryetarja e Kuvendit në festat e fundvitit me fëmijët e punonjësve të policisë, të rënë në detyrë. Duhet të jeni shumë krenarë, sepse ska gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin nderohesh gjithë jetën.
Në këtë prag Krishtlindesh dhe Vitit të ri, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë, të qarkut të Lezhës.
Të ardhur bashkë me nënat e tyre, fëmijët përjetuan bashkë me Kryetaren e Kuvendit emocionet dhe gëzimin e festave të fundvitit, por dhe shprehën dëshirat e tyre se çfarë presin nga Viti i ri apo se çfarë duan të bëhen kur të rriten.
Duke u u ruar fëmijëve një jetë plot gëzim, shëndet fat e lumturi, Kryetarja e Kuvendit tha se ju ashtu si të gjithë ne, jemi krenarë për ata djem e burra të policisë që sakrifikuan për shtetin.
Duhet të jeni shumë krenarë, tha ajo, për prindërit tuaj, për nënën tuaj që ka forcën dhe kurajon që tju rrisë fëmijë të mirë, të edukuar e të shëndetshëm, për tjua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj.
Duhet të jeni shumë krenarë, sepse ska gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin ti nderohesh gjithë jetën. Dua tju them se shteti ka për detyrë, ne në Kuvend kemi bërë ligje duke menduar për statusin tuaj, për secilin prej jush që të ketë të sigurtë pensionin deri në moshën që ju të bëheni të zotë për jetën tuaj dhe për të ecur përpara.
Jam e sigurtë se si Anxhela, Jetmiri dhe të gjithë ju do të vazhdoni Universitetin. Do keni sukses në karrierën tuaj. Do gjeni lumturinë në jetën tuaj. Derën e Kuvendit për sa kohë që unë do të jem Kryetare, por besoj edhe të tjerët pas meje do ta gjeni gjithmonë të hapur. Edhe më të mira do ti bëjmë ligjet që tju mbrojnë ju. Kjo është detyra jonë, detyra e shtetit që tju garantojë dhe tju bëjë të mundur që mos tju mungojë asgjë.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi Drejtorin e plicisë së Qarkut Lezhë për përkushtimin e tij, por në mënyrë të veçantë nënat e fëmijëve për kurajon dhe modelin e jashtëzakonshëm.
Ne, tha ajo kemi shumë respekt, ne vlerësojmë jashtëzakonisht këta djem dhe burra që sakrifikuan për shtetin. Për atë shtet, për të cilin ne perpiqemi të sjellim dicka të re, të bëjmë dicka më të mirë.
Unë jam e gëzuar se 2009-a ka qenë viti më i bukur për Shqiptarët. Shqipëria është në NATO dhe unë dua tju them se në korrikun e ardhshëm ju do të këni mundësi të lëvizni pa viza bashkë më nënën tuaj, për të parë kushërinjtë tuaj që keni jashtë Shqipërisë dhe jeta juaj të bëhët më e bukur, më e lirë.
Është ajo për të cilën ne kemi ëndërruar, për të cilën ne punojmë. Unë ju uroj Gëzuar Krishlindjet dhe Vitin e ri! Qofshi gjithmonë të lumtur dhe cfarë tju dojë zemra!.