E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lekë Çukaj.

21 dhjetor 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ngushëlloi sot familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lekë Çukaj, i cili humbi jetën në një aksident tragjik rrugor. Në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Shtetit shprehet:

“Në këto momente dhimbjeje e hidhërimi për humbjen e njeriut tuaj të dashur, dëshiroj të jem pranë jush për t’ju ngushëlluar dhe për të ndarë së bashku këto çaste të vështira njerëzore e familjare. Ndarja e parakohshme dhe tragjike nga jeta e Lekës erdhi e rëndë për të gjithë ne, miqtë, kolegët, dashamirësit, bashkëpunëtorët e tij si dhe u përjetua thellësisht. Leka do të kujtohet nga ne gjthnjë si një njeri me integritet shoqëror e profesional, një koleg i përkushtuar në profesionin dhe detyrat e tij, njeri korrekt e i ndershëm, gjithnjë në harmoni e mirëkuptim me ata që e rrethonin.

Dhe një herë më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta si President i Republikës dhe si një njeri që ka patur rastin ta njohë dhe të bashkëpunojë nga afër me Lekën!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›