E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton Kalendarin Trejavor të Punës

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mblodh më datë 21 janar 2010, nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Komisionit, z.Mark Marku.
 
Sipas rendit të ditës Komisioni diskutoi rreth Kalendarit të Punës së Komisionit për periudhën 19 janar-28 janar 2010.
 
Fillimisht, z.Marku parashtroi propozimet e kryesisë së Komisionit për Projekt-Kalendarin e Punës së Komisionit, për të cilat  anëtarët u shprehën unanimisht dakord.
 
Kalendari për periudhën 19 janar-28 janar 2010 parashikon çështjet e mëposhtme:
 
1. Shqyrtim i korrespondencës së ardhur në Komision.
 
2. Informim i Komisionit nga  Kryetari Këshillit Drejtues të RTSH-së, z.Agron Tufa, lidhur me vijimësinë e funksionimit  të Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe përcaktimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, sipas nenit 88,pika 6 të ligjit  nr.8410,datë 30.9.1998 Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
 
3. Seancë dëgjimore  me pjesëmarrjen  e përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyrës  Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Arkivës së Filmit, Qendrës Kombëtare të Kulturës dhe F.M.A.A në lidhje me propozimin për amendim të ligjit nr.8096,date 21.3.1996 Për Kinematografinë, të ndryshuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›