E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrton korespondencën

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u mblodh më 21 janar 2010, nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Komisionit, Mark Marku, dhe, siç parashikohej në rendin e ditës, shqyrtoi  korespondencën e ardhur në Komision.
 
Fillimisht, Zëvendëskryetari i Komisionit, informoi deputetët për përmbajtjen e kërkesës për një seancë dëgjimore mbi problemet e medias, kërkuar nga   Instituti i Çështjeve Kombëtare. Në këtë kërkesë të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij Instituti, z.Kastriot Frashëri, mes të tjerash, pretendohet se ndaj këtij Instituti nga disa media vazhdon të aplikohet censurë mediatike.
 
Pas diskutimeve rreth kësaj kërkese, deputetët  theksuan se Kuvendi ka votuar institucione të pavarura që merren me zbatimin e legjislacionit në fushën e medias, siç është Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit(KKRT )dhe Këshilli Drejtues i RTSH-së.
Komisioni ra dakord me propozimin e Zëvendëskryetarit të Komisionit, z.Marku, që në përgjigje të kërkesës së bërë nga kreu i Institutit të Çështjeve Kombëtare, t`i sugjerohet që për problemet në fjalë t`i drejtohen institucioneve përkatëse, të zgjedhura nga Kuvendi, pra Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT ) dhe  Këshilli Drejtues të RTSH-së.
 
Në vijim, Komisioni u njoh dhe me një letër të një qytetari, i cili, mes të tjerash, kërkon  përmirësime në ligjin për shtypin.
 
Në fund Komisioni u njoh me informacionin e dërguar nga KKRT-ja për dhurimet që ka përfituar ky institucion gjatë vitit 2009.
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›