Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim përfaqësuesen e lartë të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Karen Johnson.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim përfaqësuesen e lartë të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Karen Johnson.
Zonja Johnson, me një karrierë të mirënjohur, jo vetëm në këtë institut prestigjioz me qendër në Uashington, por edhe në administratën amerikane është edhe një mbështetëse aktive e kauzave të grave dhe sfidave të tyre.
Çështja e mbrojtjes së të drejtave të grave, sensibilizimi kundër dhunës në familje dhe kundër kancerit ishin temat kryesore ku u fokusua biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe zonjës Johnson.
Duke folur rreth këtyre çështjeve, Kryetarja e Kuvendit tha se Lufta kundër kancerit të gjirit por edhe kancerit në përgjithësi si dhe çështja e luftës kundër dhunës në familje janë dy beteja që unë i kam shumë përzemër, beteja që unë nuk do ti ndahem.
Ajo e njohu zonjën Johnson me fushatat sensibilizuese në çdo fshat e qytet të Shqipërisë duke shprehur kënaqësinë se këto fushata kanë dhënë rezultate, duke bërë që gratë dhe shoqëria në përgjithësi të ndërgjegjsohen gjithnjë e më shumë ndaj këtyre çështjeve kaq sensitive.
Zonja Johnson duke përgëzuar Kryetaren Jozefina Topalli dhe Kuvendin e Shqipërisë për gjithë nismat e ndërmara tha se këto inisiativa janë diçka e mrekullueshme dhe shprehu të gjithë gatishmërinë për të dhënë mbështetjen, jo vetëm përmes Insitutit Ndërkombëtar Republikan, por edhe përmes organizmave të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.