E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ndryshime dhe shtesa të rëndësishme të ligjitPër parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.

  Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, datë 3.12.2009, ora 17.00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit dhe procedoi me këtë rend dite: 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (deri 60)
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, date 26.11.2009.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, veçanërisht terrorizmit, trafikimet të paligjshëm të drogave dhe krimit të organizuar.
4. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa të ligjit nr. 9284, date 30.9.2004 Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.
5. Projektligji Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale.   Jashtë rendit të ditës deputetët trajtuan çështje të ndryshme si përshendetjen e vendimit të Qeverisë dhe Kryeministrit Berisha për të shtuar trupat shqiptare në Afganistan, qëndrimin ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ftesën për opozitën për të zënë vendet në Parlament, abuzimet me lejet e ndërtimit në Tiranë, etj.
Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa të ligjit nr. 9284, date 30.9.2004 Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, i cilësuar si " Ligji  antimafia" ngjalli diskutime të shumta të deputetëve të mazhorancës, të  cilët e vlerësuan atë si një nga ligjet më të suksesshme dhe me standarde europiane që ka miratuar Parlamenti i Shqipërisë në këto vite pluralizmi. Ligji antimafie, si një ndër kushtet kryesore ligjore për integrimin evropian  miratohet në kohën kur Shqipëria, është në pikun e zhvillimeve integruese dhe në prag të liberalizimit të vizave.   Kryeministri Berisha, duke e cilësuar ligjin si një nga ligjet më të mira të legjislacionit shqiptar, si kusht për lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe për integrimin e Shqipërisë në BE, tha se ky ligj trondit thellësisht mafien dhe krimin e organizuar në vend. Kryeministri Berisha ndër të tjera tha se ligji është produkt i një pune jashtëzakonisht serioze të agjensive të huaja dhe juristëve më të mirë në vend .
"Ky ligj e bën  jetën e qytetarëve tanë më të  sigurt, garanton çdo biznes shqiptar nga kthetrat e pamëshirshme dhe tentakulat e mafies Qëllimi i tij është Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Kryeministri Berisha tja se "ligji antimafia është në të mirë  të interesave të çdo qytetari shqiptar  pamvarësisht nga pikëpamjet politike
"Ligji antimafia garanton lirinë e tregut dhe jo pushtimin e tij siç ndodh në kryeqytet, Tiranë, ku  70 % të lejeve të ndërtimit i marrin dy studio  Edvinët dhe Shkrelët. Edvin Rama doli në mbrojtje të mafies, me të cilën ndan një pasuri prej 750 milionë euro.
Ka vetëm një rrugë për të paralizuar mafien, ahjo është goditja e
ekonomisë së krimit, që ky  ligj i jep përgjigjen më të mirë- tha kryeministri Berisha.
Më tej kryeministri Berisha tha se në mandatin e parë të qeverisjes, mazhoranca tregoi një vullnet të hekurt  për luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se, u arrestuan mbi një mijë eksponentë të fuqishëm dhe drejtues të bandave e organizatave kriminale, ndërkohë që ligji i skafeve shënoi një rënie dramatike të trafiqeve ilegale drejt shteteve fiqnjë.
Unë zotohem- u shpreh Kryeministri Berisha se një transformim rrënjësor do kenë të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit në kët fushë, me një qëllim: Zero tolerancë ndaj mafies dhe krimit".   Kryeministri Berisha ftoi dhe një herë opozitën të zerë vendin në Parlament, duke e cilësuar pjesën e konsiderueshme të saj të nderuar dhe, veçoi një numër të vogël të saj si mafie, përballja me të cilën, tha Kryeministri, është një betejë jetike për vendin.
Ligji do veprojë me të gjithë forcën e tij dhe pa asnjë ngjyrë partiake.
Kryeministri Berisha solli në vëmendje sërish nismën për heqjen e mimunitetit, duke garantuar se nuk do të ekzistojë asnjë imunitet për çdo  anëtar të mazhorances dhe se deputetët e shumicës do të jenë të gatshme ta votojnë në bashkëpunim dhe me opozitën." Deputetët miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Séanca plenare I mbylli punimet në orën 20.20                                      
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›