E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2009

Në mbledhjen e datës 25 janar 2010, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi Aktin Normativ Për disa ndryshime në ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, Për buxhetin e vitit 2009, të ndryshuar, në prani të Zëvendësministrit të Financave dhe stafit të kësaj ministrie.
 
Në fund të vitit 2009, mbështetur në analizën e realizimit të treguesve të buxhetit të shtetit deri në fund të 11-mujorit, në pritshmërinë e realizimit të tyre deri në fund të vitit dhe në zhvillimet e fundit të ekonomisë së vendit dhe asaj botërore, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2009.
 
Ai ka për qëllim përdorimin e pjesës së papërdorur të fondit të kontigjencës për ruajtjen e deificitit buxhetor, rialokimin e fondeve të papërdorura deri në fund të vitit 2009, pasqyrimin në buxhet të realizimit të të ardhurave, etj.
 
Deputetët vlerësuan ndryshimet e propozuara duke theksuar se në kushtet e krizës globale vendi jonë ka ruajtur ritmet e rritjes ekonomike dhe ka mbajtur brenda kufirit nivelin e deficitit buxhetor.
 
Komisioni e miratoi aktin normativ me të gjitha votat pro, të deputetëtve të pranishëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›