Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton dy marrëveshje
Në mbledhjen e datës 9 shtator 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjet:
1) Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin ndërkufitar Shqipëri Mali i Zi, për vitin 2007, nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), Komponenti II - bashkëpunimi ndërkufitar, Shqipëri;
2) Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin ndërkufitar Shqipëri ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, për vitin 2007, nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti II bashkëpunimi ndërkufitar, Shqipëri.
Të dy këto programe kufitare, me vendet respektive, do të zbatohen gjatë periudhës 2007-2013, sipas skemave ekzistuese të menaxhimit të centralizuar. Ato u japin mundësi institucioneve vendore dhe komuniteteve të zonave të shfrytëzojnë mundësitë, që ofrohen nga komponenti II i asistencës në kuadër të instrumentit të paraaderimit (IPA).
Komisioni i miratoi të dy projektligjet me të gjitha votat pro të deputetëve të pranishëm.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)