E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Politikën e Jashtme miraton tre projektligje

 

Në datën 2 shtator 2008, u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikë e Jashtme për shqyrtimin e këtyre projektligjeve:


1.Projektligj  Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë  në programin transnacional ERDF, të bashkëpunimit territorial evropian «Hapësira e Evropës Juglindore», nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2007.

2.Projektligj Për ratifkimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpumimin për zhvillim.

3. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, të përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, për bashkëpunimin financiar.

Deputetet diskutuan dhe miratuan ne parim keto projektligje.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 87).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›