E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon përfaqësuesin e lartë të Komisionit Europian, Dik Lange.Lange: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re integruese.

   Shqipëria ka hyrë në një fazë të re në rrugën e saj integruese, ajo ka ecur shumë përpara në 3 vitet e fundit dhe ndryshimet e bëra janë të dukshme e të konsiderueshme ishte vlerësimi i bërë sot nga Drejtori për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Komisionin Europian, Dirk Lange në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.   I ndodhur në Shqipëri në përfundim të mandatit të tij në këtë pozicion, zoti Lange tha se ndihej mjaft mirë për gjithçka që Shqipëria ka arritur veçanërsht në vitet e fundit.
Ndyshimet duken që kur zbret në aeroport, kur ecën në rrugët e reja e më pas në progresin qartësisht evident, tha ai.   Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që zoti Lange dhe KE ka dhënë për Shqipërinë nënvizoi se Vijimi me reformat e mëdha na bën  të jemi shumë optimistë për një të ardhme të afërt në BE.   Më përmbylljen e ratifikimit të MSA-së, tha Kryetarja e Kuvendit, Shqipëria do të kërkojë një tjetër marrëdhënie me BE-në, atë të statusit të kandidatit, ndërkohë që besojmë se në Samitin e ardhshëm në pranverë 2009 do të jemi anëtarë të NATO-s. Më tej Kryetarja e Kuvendit foli për ligjet e rëndësishme të miratuara në këto vite në parlament, ligje që janë bazë e reformave të mëdha.   Reformat në fushën fiskale, u shpreh ajo, po japin rezultat e veta jo vetëm në krijimin e një stabiliteti ekonomik por edhe në rritjen e investimeve të mëdha në vend. Të gjithë e shohin dhe e ndjejnë se Shqipëria po ndryshon.   Objektivi ynë i afërt janë zgjedhjet e ardhshme dhe jemi të vendosur që të realizojmë zgjedhjet më të lira e të ndershme që Shqipëria ka pasur. Me realizimin së shpejti të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit do të mund të kemi zgjedhje me standarde.   Me arritjen e tyre besoj se do të hyjmë në një tjetër fazë për realizimin e liberalimit të vizave.   Duke uruar dhe shprehur besimin nw progresin e mwtejshwm tw Shqipërisw, zoti Lange tha se edhe pas përfundimit të mandatit të tij do të vijojë ti ndjekë me vëmendje dhe interes të veçantë zhvillimet në Shqipëri në rrugën e saj drejt BE, ndërsa siç u shpreh ai do të ndjejë mungesën e përvojës së jashtëzakonshme të kontaktit me Shqipërinë dhe shqiptarët.
     
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›